‘Mesazhi sekret’ - publikohen pamjet kur Naim Murseli i bënte me shenjë Granit Plavës

Aktuale

‘Mesazhi sekret’ - publikohen pamjet kur Naim Murseli i bënte me shenjë Granit Plavës

Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 08:07 Përditësuar në ora: 12:27 më 22.12.2025
Publikohen pamjet kur Naim Murseli i bënte me shenjë Granit Plavës

​Përfundon seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Ka përfunduar seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Seanca e radhës është caktuar me 29 janar dhe 11 shkurt.

Paraprakisht, avokati Leutrim Syla ka kërkuar që të ndërpritet seanca në sesionin e pasdites.

Vetura ku Liridona u vra në mes të rrugës, prokurorja: Askush s’ofroi ndihmë derisa shkoi Policia

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në video-incizimet e paraqitura në gjykatore nga akti i vrasjes së Liridonës, sipas deklarimeve të prokurores, askush nuk është afruar t’i ofrojë ndihmë viktimës derisa ka arritur Policia e Kosovës.

Siç deklarohet, në vendin e ngjarjes pas vrasjes së Liridonës, kishte kaluar një autobus urban, megjithëse i njëjti nuk është ndalur, ani pse vetura ishte në mes të rrugës.

Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave të fëmijëve kur qëllohet Liridona

Nga video-incizime të tjera të paraqitura në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë publikuar edhe momente nga akti i vrasjes së Liridona Ademajt nga i akuzuari Granit Plava.

Në pamje dëgjohet momenti kur bëhet gjuajta me armë ndaj Liridonës ku në veturë ishte së bashku me dy fëmijët e saj, e më pas dëgjohen të qarat dhe britmat e dy djemve.

Plava kishte deklaruar se vet Naim Murseli kishte përgatitur armën me 5 fishekë.

Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij kishte thënë se në natën kritike ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë

‘Mesazhi sekret’ - publikohen pamjet kur Naim Murseli i bënte me shenjë Granit Plavës

Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video nga restauranti "Etnokuqa", ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava.

"Në orën 18:32 dhe 44 sekonda, kamera e Etnokuqes e kanë inicizuar ardhjen nga kamerat e brendshme në restorant, shihet se si familja Murseli vjen, ja vetura e markës Seat… Në orën 18:35, hyrja e Granit Plavës në restaurantin Etno Kuqa i cili do të ulet në të kundërtën e familjes Murseli", tha ajo.

Në pamje shihet edhe Naim Murseli, lëviz brenda restaurantit dhe i drejtohet tavolinës së Granit Plavës.

Po ashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hypin në makinë.

 

Në Gjykatë shfaqen videoincizimet e ditës kritike të vrasjes së Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po shfaqen videoincizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj. Pamjet tregojnë lëvizjet e të akuzuarve në ditën kritike.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se fillimisht paraqiten pamjet e 29 nëntorit 2023, nga shtëpia e Naim Murselit, ku shihet teksa ky i fundit del nga shtëpia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, te pompa e derivateve shihet kur vjen Granit Plava, e pas tij Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”. Kjo pompë gjendet në fshatin Cermjan.

Njerëzit me dhimbje të shpinës dhe ijeve duhet ta lexojnë këtë

Më pastaj, shihet momenti kur tani e ndjera Ademaj arrin në Bërnicë, në shtëpinë e saj. Në pamje të tjera, u shfaq vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas ajo “Range Rover” e Naim Murselit. Shihen dy të akuzuarit duke dalë nga vetura, teksa i akuzuari Murseli afrohet te Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në dyqan.

E më pastaj pamjet tregojnë Murselin duke i dhënë pije energjike Plavës. 

Nis seanca gjyqësore në rastin e Liridona Ademajt

Ka nisur seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në gjykatore janë të pranishëm të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava.

Po ashtu, i pranishëm është edhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi dhe avokati mbrojtës, Leutrim Syla.

Në seancën e sotme, nga ana e prokurorisë do të prezantohen pamje të cilat ndërlidhen me rastin.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat