Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar të hënën në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, për ligjin e nënshkruar së fundi nga presidenti Donald Trump, situatën e sigurisë në rajon dhe avancimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, njoftoi Presidenca.
Juristi Kadri Kryeziu, ka vlerësuar takimin e Presidentes Vjosa Osmani me nënsekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, duke theksuar se ai nuk është një rastësi protokollare, por një arritje e qartë diplomatike.
Sipas tij, fakti që ky është takimi i dytë brenda një viti dëshmon seriozitet dhe angazhim të vazhdueshëm, që duhet njohur dhe vlerësuar pavarësisht zhurmës politike.
Postimi i plotë:
Takimi me nënsekretarin e shtetit Landau, i dyti brenda një viti, nuk është një rastësi protokollare, por një arritje e qartë diplomatike e Presidentes Osmani. Në një klimë politike të mbushur me zhurmë dhe kalkulime personale, kjo është pikërisht ajo lloj pune që duhet njohur dhe vlerësuar pa hezitim.