Pamje që do ta ‘çmendin” Serbinë, Kurti njofton për pajisjen e FSK-së me sistemin raketor antitank gjerman

Aktuale

Pamje që do ta ‘çmendin” Serbinë, Kurti njofton për pajisjen e FSK-së me sistemin raketor antitank gjerman

Nga: Bota sot Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pajisur me sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, si pjesë e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Ai ka shpërndarë pamje nga rreth kësaj, gjersa ka shtuar se investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës

“Sistemi raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 pjesë e arsenalit mbrojtës së FSK-së

Gjatë mandatit tonë, Ministria e Mbrojtjes, përveç të tjerash, ka realizuar edhe një blerje tjetër të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës: sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, në përdorim nga ushtritë e vendeve të NATO-s.

Investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat