Ka nisur votimi i diasporës, Gërvalla publikon pamje nga vendet evropiane: Flakë...

Aktuale

Ka nisur votimi i diasporës, Gërvalla publikon pamje nga vendet evropiane: Flakë...

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 10:33
Donika Gërvalla

Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit jashtë vendit. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ndarë pamje nga votimi i diasporës, duke theksuar angazhimin dhe entuziazmin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Gërvalla ka publikuar pamje nga Cyrihu dhe Stuttgart-i, ku votimi ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit.

“Cyrihu, në orët e hershme të mëngjesit, flakë.

Ju duam aq sa s’thuhet me fjalë”, ka shkruar ajo, duke falënderuar diasporën për pjesëmarrjen aktive në procesin zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat