Gjendja në pikat kufitare, kolona deri në 300 metra te Dheu i Bardhë për hyrje në Kosovë

Aktuale

Gjendja në pikat kufitare, kolona deri në 300 metra te Dheu i Bardhë për hyrje në Kosovë

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se gjatë orëve të fundit është shënuar rritje e kohës së pritjes në disa pika kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara, pika kufitare e Dheut të Bardhë paraqet ngarkesën më të madhe, ku qytetarët që hyjnë në Kosovë po presin deri në 40 minuta, ndërsa ata që dalin nga vendi deri në 35 minuta.

Ndërkohë, në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, pritjet për hyrje janë më të shkurtra dhe arrijnë deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet më i qetë dhe pa vonesa të theksuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat