Lëvizja Vetëvendosja në qeveri/ Bytyçi: Me listën serbe Albin Kurti nuk ka bashkëpunuar dhe nuk dëshiron të bashkëpunojë kurrë

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosja në qeveri/ Bytyçi: Me listën serbe Albin Kurti nuk ka bashkëpunuar dhe nuk dëshiron të bashkëpunojë kurrë

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 23:18
Profesor Enver Bytyçi

Profesor Enver Bytyçi, i ftuar në studion e Ora News, dha një analizë të mundësive të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas Bytyçit, nëse Vetëvendosje arrin të sigurojë 58 deputetë, 10 prej tyre do të jenë të komuniteteve pakicë.

Ai shtoi se ka shanse që së paku dy deputetë të jenë nga partitë serbe që janë në opozitë ndaj Listës Srpska.

“Albin Kurti nuk ka bashkëpunuar kurrë dhe nuk dëshiron të bashkëpunojë me këtë listë,” tha Bytyçi, duke theksuar se kjo mund të paraqesë sfida për krijimin e një shumice qeverisëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat