Si shkoi procesi zgjedhor në katër komunat me shumicë serbe në veri të Mitrovicës?

Aktuale

Si shkoi procesi zgjedhor në katër komunat me shumicë serbe në veri të Mitrovicës?

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 14:19
Veton Elshani

Procesi zgjedhor në katër komunat me shumicë serbe, ku fituese doli Lista Serbe, ka vijuar pa asnjë incident.

Lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ka folur edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani, i cili tha se Policia e Kosovës ka qenë e përgatitur për çdo situatë të mundshme, por nuk ka pasur nevojë për reagime.

“Ne punojmë në bazë të vlerësimit të rrezikshmërisë dhe nuk ka pasur ndonjë rrezikshmëri të madhe në veri të vendit. Të gjitha partitë kanë qenë në rregull dhe e kanë kryer punën e tyre. Nuk ka pasur gjuhë të urrejtjes apo ndonjë indikacion që do të na shqetësonte.

Sidoqoftë, ne kemi pasur një numër të mjaftueshëm të policëve në rast se do të kishte nevojë për reagim, por nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje”, tha Elshani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat