Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës paralajmëroi reformë të brendshme pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të së dielës.
Bedri Hamza tha në një konferencë për media se nuk është person që i shmanget përgjegjësisë, ndërsa parlajmëroi takime me strukturat e partisë dhe vendime “në kohë, të analizuara, të peshuara mirë dhe pa vonesë”.
Ai tha se PDK-ja “shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor”.
“Nuk ka pasur qe një kohë të gjatë zgjedhje, prej vitit 2019. Do të fillojë prej bazës, prej nëndegëve, duke i përfshirë të gjitha nivelet, deri në zgjedhjen e të gjithave organve të partisë. Realisht është kohë e gjatë dhe ka nevojë që të kemi një reformë, të kemi një ndryshim edhe të moshës, të gjinive, profesioneve dhe gjithçka tjetër”, tha ai.
Ndaj kësaj ka reaguar juristi Kadri Kryeziu.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka listuar gjëra që ka nevojë Partia Demokratike e Kosovës.
Ai shton se demokracia në Kosovë ka nevojë për një PDK të konsoliduar.
“Reformë të thellë,
reflektim përmbajtësor,
disiplinë civile,
kulturë në të shprehur,
qëndresë intelektuale.
Demokracia në Kosovë ka nevojë për një PDK të konsoliduar”, ka shkruar Kryeziu.