Adem Salihaj: AAK rrezikon të bjerë nën pragun zgjedhor, diaspora vendimtare

Aktuale

Adem Salihaj: AAK rrezikon të bjerë nën pragun zgjedhor, diaspora vendimtare

Nga: A.SH Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 21:37
Adem Salihaj

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka deklaruar se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ende mund të ndryshojë, veçanërisht pas numërimit të votave të diasporës. Sipas tij, AAK është shumë afër rënies nën pragun 5%, ndërsa Nisma rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit.

Salihaj vlerëson se një zhvillim i tillë do të ishte pozitiv për Kosovën, duke thënë se nga skena politike do të largoheshin struktura të krimit. Ai shton se, në këtë rast, mandatet e AAK-së dhe Nismës do t’u shpërndaheshin partive të tjera, ku përfituesja kryesore do të ishte Vetëvendosje, e cila do të mund të arrinte 60 ose 61 deputetë.

Postimi i plotë:

Rezultati i tashëm i votave mund të ndryshojë ende, madje jo pak. AAK është shumë afër rënjes nën pragun 5 %. Votat e diasporës do ta përcaktojnë përfundimisht fatin e AAK-së.

Rënia definitive nga skena politike e Nismës, si dhe rënia eventuale e AAK-së do të ishte shumë e mirë për Kosovën, sepse do të dilnin nga skena politike struktura të krimit.

Në rast të një zhvillimi të tillë,

Atëherë 6 deputetë të AAK-së dhe dy të Nismës do t'u ndaheshin partive tjera, prej të cilëve 4 ose 5 do t'i takonin Vetëvendosjes, ndërsa 3 ose 4 partive të tjera. Në këtë rast Vetëvendosja do t'i kishte 60 ose 61 deputetë, ndërsa PDK-së dhe LDK-së do t'u shtoheshin nga 1 ose 2 deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat