Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Aktuale

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga pikat kufitare.

Sipas kësaj qendre e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në të gjithë pikëkalimet kufitare të Kosovës si në hyrje, ashtu edhe në dalje, janë 3 deri në 10 minuta.

Pikat kufitare paksa më të ngarkuara, si në hyrje të Kosovës ashtu edhe në dalje janë ato:

-te Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Merdarë, ku udhëtarët presin deri ne 10 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat