Osmani shpreh ngushëllime pas ngjarjes në Zvicër

Aktuale

Osmani shpreh ngushëllime pas ngjarjes në Zvicër

Më: 1 janar 2026 Në ora: 16:24
Presidentja Vjosa Osmani, 30 Dhjetor 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për dhjetëra jetët e humbura pas një shpërthimi të fuqishëm në barin “Le Constellation” në një qendër skijimi në Zvicër.

Qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, teksa për ta, Osmani uroi shërim të shpejtë.

“Qëndrojmë me aleatin tonë, Zvicrën pas tragjedisë në një qendër skijimi gjatë një takimi të Vitit të Ri që mori shumë jetë dhe plagosi të tjerë”.

“Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin dhe institucionet e Zvicrës. U urojmë të plagosurve shërim të shpejtë”, ka shkruar e para e vendit në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat