Albin Kurti dominon zgjedhjet, liderët e tjerë mbeten shumë pas tij - ja dallimi në vota

Aktuale

Albin Kurti dominon zgjedhjet, liderët e tjerë mbeten shumë pas tij - ja dallimi në vota

Nga: A.M Më: 3 janar 2026 Në ora: 14:23
Albin Kurti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit, derisa pritet të përfundojë numërimi edhe në përfaqësitë diplomatike.

Pas përfundimit të numërimit të votave , “Bota sot” u sjellë votat që kanë marrë liderët e partive politike:

Albin Kurti: 355,248 vota

Bedri Hamza: 155,244 vota

Lumir Abdixhiku: 83,527 vota

Ramush Haradinaj: 41,470 vota

Fatmir Limaj: 12,225 vota

Këto rezultate tregojnë një epërsi të qartë të Albin Kurtit në krahasim me kandidatët e tjerë, duke e bërë atë liderin me mbështetjen më të madhe qytetare në këto zgjedhje.

Numërimi i votave të mbetura dhe shpallja zyrtare e fituesve do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditëve në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat