Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova

Aktuale

Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova

Më: 4 janar 2026 Në ora: 20:06
Ilustrim

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa probleme, me pritje të shkurtra prej 3 deri në 5 minuta në shumicën e kalimeve. Megjithatë, pritje më të gjata janë shënuar në dalje në disa pika kryesore kufitare.

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim Kufitar, në Merdarë pritjet në dalje arrijnë deri në 60–70 minuta, me kolona automjetesh rreth 500 metra.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, shoferët po përballen me pritje 30–40 minuta dhe kolona deri në 300 metra, ndërsa në Jarinjë koha e pritjes në dalje shkon nga 20 deri në 30 minuta, me kolona rreth 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa kolona të evidentuara si për automjete ashtu edhe për kamionë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat