Pas Kurtit, edhe Konjufca thyen rekordin e 9 shkurtit – kaq vota mori

Aktuale

Pas Kurtit, edhe Konjufca thyen rekordin e 9 shkurtit – kaq vota mori

Më: 5 janar 2026 Në ora: 14:47
Glauk Konjufca

Në zgjedhjet e mbajtura në shkurt të këtij viti, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kishte siguruar 254,407 vota.

Megjithatë, në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit, shifra e votave për Konjufcën është dukshëm më e lartë, duke shënuar një rekord personal.

Ai ka arritur të grumbullojë gjithsej 275,664 vota, duke e konsoliduar edhe më tej pozicionin e tij në mesin e figurave kryesore të Vetëvendosjes.

Image
KQZ

Kurse, aktualisht Albin Kurti është personi më i votuar, me 355,248 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat