Raportohet se familja nga Kosova me tre fëmijë janë bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipëri

Aktuale

Raportohet se familja nga Kosova me tre fëmijë janë bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipëri

Më: 6 janar 2026 Në ora: 13:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një familje nga Kosova së bashku me tre fëmijët raportohet se kanë mbetur të bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipëri.

Sipas Top Channel, ata janë nisur nga Ndroqi, ndërkohë që rruga është e pakalueshme.

Sikurse shihet në pamje, automjeti ka mbetur i bllokuar, ndërsa po ndërhyhet.

Në rrugë ka prezencë të madhe të ujit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat