Familja e veprimtarit Haki Imeri kritikon ashpër opozitën: Po shkoni drejt zhdukjes politike

Aktuale

Familja e veprimtarit Haki Imeri kritikon ashpër opozitën: Po shkoni drejt zhdukjes politike

Nga: A.SH Më: 6 janar 2026 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me tone të ashpra ndaj opozitës, mediave dhe analistëve kritikë, duke i akuzuar për bilanc katastrofik elektoral dhe mungesë kauze, programi e morali.

Në reagim thuhet se opozita ka pësuar shpartallim në vitin 2021, tkurrje masive në 2025 dhe është pranë “zhdukjes politike”, ndërsa paralajmërohet se zgjedhjet e ardhshme mund t’i gjejnë nën pragun zgjedhor.

Sipas familjes Imeri, qytetarët e kanë demaskuar opozitën, ndërsa LVV–GUXO po shënon rritje edhe në bastione tradicionale si Drenica. Reagimi përfundon me thirrje për reflektim dhe ndalje të, siç thuhet, viktimizimit dhe “kopallave politike”.

Shkrimi i plotë:

-Opozitarë, hibridë mediatikë dhe 'analistë' a ju ka marrë malli për zgjedhje?

-Nëse po, kujtojuni pak bilancin tuaj katastrofik:

-Ne vitin 2021 – shpartallim.

-Ne vitin 2025 – tkurrje masive.

-Me 28 dhjetor 2025 – pothuajse zhdukje politike.

-Në këtë tempo, zgjedhjet e radhës do t’ju gjejnë nën prag, nën hije dhe nën tavolinë..

-Sa herë që hapni gojën për zgjedhje, humbni nga një përqind.

- Në prill rrezikoni të hyni në Kuvend si vizitorë, jo si deputetë.

-Kauzë nuk keni.

-Program nuk keni.

- Moral s’keni.

-Keni vetëm gënjeshtra të bajatshme, arrogance shpifje brutale dhe panik të paketuar si “analizë”.

-Qytetari ju ka demaskuar.

-Edhe në Drenicë, po fryne era e fitores , aty ku dikur Vetëvendosja nuk merrte as votën e vet, sot në fshatin e Hashim Thaçit mori gati 100 vota.

-Dhe ne fshtra tjera perrreth eshte njejte , ju po bini dhe LVV-GUXO po rriten

Kuptojeni nese nuke kuptoni tani , do ta kuptoni nje dite ..

-Pra, ndaluni me kërkesa banale dhe viktimizim qesharak.

- Uluni, heshtni dhe reflektoni, pastaj largoni paramilitaret politike nga partite e juaja nese doni te mbijetoni edhe naj vjet ..

-Mos shitni kopalla që nuk i han as mushka e Axhës Rushit, sepse qytetari nuk u jep më për votë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat