Mërgimtari bllokohet që disa orë në autostradën e Sllovenisë për shkak të kushteve të rrugës

Aktuale

Mërgimtari bllokohet që disa orë në autostradën e Sllovenisë për shkak të kushteve të rrugës

Më: 6 janar 2026 Në ora: 17:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Një mërgimtar që po kthehej nga Kosova për në Gjermani ka njoftuar se mbetur në pritje në kolonë në Slloveni, pasi rruga është bllokuar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Sipas tij, ata janë bllokuar që prej orës 13:30 dhe situata ka vazhduar të mbetet e njëjtë deri në këto momente.

“Autobahn Slloveni që 4 orë të bllokuar prej bores pa e pastru”, tha lexuesi për median.

Pamjet nga situata e krijuar në Slloveni tregojnë rrugën të mbuluar nga bora, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat