Në QNR arrijnë mbi 9 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Aktuale

Në QNR arrijnë mbi 9 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Më: 6 janar 2026 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Anëtari i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë arritur pakot me fletëvotime nga Australia, Austria, Zvicra, Belgjika, Norvegjia, Italia, Sllovenia dhe Hungaria.

Sipas Krasniqit, bëhet fjalë për 9 mijë e 365 fletëvotime.

“Sapo arritën në QNR pakot me 9365 fletëvotime nga Australia, Austria, Zvicra, Belgjika Norvegjia, Italia, Sllovenia dhe Hungaria”, ka shkruar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat