Policia e Kosovës u bën thirrje shoferëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar

Aktuale

Policia e Kosovës u bën thirrje shoferëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar

Më: 7 janar 2026 Në ora: 15:53
Foto nga Policia e Kosovës

Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren.

Përmes këtij njoftimit, Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.

“Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat