Hoti ngushëllon familjen Sadriu: Kosova humbi një personalitet të rëndësishëm institucional

Aktuale

Hoti ngushëllon familjen Sadriu: Kosova humbi një personalitet të rëndësishëm institucional

Më: 9 janar 2026 Në ora: 16:47
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-ministrit të Financave, Ali Sadriu, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar kontributin e Sadriut në jetën institucionale dhe politike të vendit, duke shkruar se Kosova humbi një personalitet të rëndësishëm.

“Si ish-Ministër i Financave, deputet i LDK-së dhe shërbyes i devotshëm i shtetit, Ali Sadriu la gjurmë me punën e tij të ndershme, qasjen profesionale dhe bindjen e palëkundur demokratike.

Kam pasur nderin ta njoh dhe ta takoj në periudha të vështira për Kosovën, kur përgjegjësia dhe serioziteti i tij u dëshmuan më së miri.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëveprimtarëve. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shkroi Hoti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat