Bajraktari ‘godet’ Serbinë, zbërthen politikën pro-Maduros të Vuçiqit - ja thirrja për ndërkombëtarët

Aktuale

Bajraktari ‘godet’ Serbinë, zbërthen politikën pro-Maduros të Vuçiqit - ja thirrja për ndërkombëtarët

Nga: A.M Më: 10 janar 2026 Në ora: 13:36
Veprimtari shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari

Biznesmeni dhe veprimtari shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq lidhur me arrestimin e liderit venezuelian Nicolás Maduro, duke akuzuar Beogradin se mundohet të qëndrojë në krah të regjimeve autoritare dhe jashtë rendit demokratik perëndimor.

Bajraktari e përshkroi qëndrimin e Serbisë si një mbështetje të pandërprerë për diktatorët që kundërshtojnë drejtësinë ndërkombëtare, duke nënvizuar paralelizmin mes politikave destabilizuese të Vuçiqit dhe aleancave të tij me figura si Maduro — një simbol i manipulimit të zgjedhjeve, trafikut të drogës dhe narko-terrorizmit, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë të mos lejojnë që Vuçiqi të diktojë realitetin rajonal me lojërat e tij politike dhe destabilizuese

Shkrimi i plotë

Serbia sërish në anën e gabuar të historisë!

Ajo është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, udhëheqësi i të cilit dënoi arrestimin e Nicolás Maduros — simbol i represionit, zgjedhjeve të manipuluara, trafikut të drogës dhe narko-terrorizmit.

Ky reagim nga Aleksandar Vuçiq nuk është aspak befasues: diktatorët që sundojnë përmes frikës ndihen të kërcënuar kur drejtësia më në fund godet njërin prej tyre.

Ja pse Vuçiqi dhe Maduro kanë të njëjtin model veprimi:

 - Vuçiq përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

 - Ai vazhdon të pengojë paqen, të përshkallëzojë tensionet dhe të kërcënojë sovranitetin dhe sigurinë e shteteve fqinje.

 - Serbia mbetet e rreshtuar me shtete armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara dhe botës demokratike, përfshirë Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut.

 - Mbështetja e Vuçiçit për Maduron nuk është diçka e re — ai e nisi karrierën e tij politike duke shërbyer për Sllobodan Milloseviqin, arkitektin brutal të luftërave dhe gjenocidit në Ballkan gjatë viteve ’90. Vuçiq vazhdon edhe sot të njëjtën trashëgimi, duke u rreshtuar me diktatorë dhe duke kundërshtuar llogaridhënien.

U bëj thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë të mos lejojnë që Vuçiqi të diktojë realitetin përmes lojërave të tij të paturpshme dhe destabilizuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat