Abdixhiku do të ofrojë dorëheqje nga LDK-ja

Aktuale

Abdixhiku do të ofrojë dorëheqje nga LDK-ja

Më: 13 janar 2026 Në ora: 19:48
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së

Pas katër orë diskutimësh, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së ngushtë të LDK-së.

Para mediave ka folur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se ky takim ishte joformal, dhe se u vendos që fillimisht të thirret mbledhja e Kryesisë, e më pas të mblidhet Kuvendi.

Abdixhiku tha se do ta paraqesë dorëheqjen para Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat