Gjatë raportimit të tij për vitin 2025, në mbledhjen e 358-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj tha se sfidë për këtë gjykatë mbeten lëndët nga kontratat kolektive.
Totaj tha se shkalla e efikasitetit gjatë vitit 2025 ka qenë 74.7 për qind.
Totaj: Lëndët nga kontratat kolektive mbeten sfida kryesore e Gjykatës së Apelit
“Gjykata e Apelit përballet me një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve që vijnë nga natyra e kontratave kolektive me kërkesa të ndryshme dhe këto lëndë kanë qenë dhe mbeten sfida kryesore e gjykatës së apelit në kuptimin e ngritjes së efikasitetit”, tha Totaj, transmeton kp..
Ai u shpreh se në tremujorin e fundit të 2025-ës, shkalla e efikasitetit ka qenë 92.9%, duke shtuar se si departament më produktiv ka qenë ai Civil, e që kjo sipas tij, ka ardhur si rezultat i punës së bashkëpunëtorëve profesional.
Si sfidë tjetër, Totaj përmendi edhe lëvizjen e numrit të stafit duke përfshirë edhe gjyqtarët si dhe zyrtarët e tjerë.