Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka përkujtohen nga krerët e shtetit

Aktuale

Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka përkujtohen nga krerët e shtetit

Më: 17 janar 2026 Në ora: 12:11
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka përkujtohen nga krerët e shtetit

Në përvjetorin e përjetësimit të veprimtarëve shqiptarë, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha kanë bërë nderime pranë lapidarit të tyre dhe të nënës Ajshe.

Krerët e shtetit vlerësuan lart veprën dhe heroizmin e veprimtarëve, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për kauzën shqiptare për liri dhe pavarësi.

Atentati ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës ndodhi më 17 janar, 44 vjet më parë, në Untergruppenbach të Gjermanisë, ku sipas policisë gjermane, ndaj tyre u shtinë 12 herë. Raportohet se Jusuf Gërvalla mbeti i vetëdijshëm deri në momentet e fundit dhe përmendi UDB-në si përgjegjëse për këtë atentat.

Veprimtarët mbeten figura të shquara të historisë së rezistencës shqiptare dhe simbol i përkushtimit ndaj lirisë dhe pavarësisë së kombit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat