Ja çfarë kishte postuar në ditën e zgjedhjeve kandidati Fetah Paçarizi, të cilit iu zbuluan votat e vjedhura

Aktuale

Ja çfarë kishte postuar në ditën e zgjedhjeve kandidati Fetah Paçarizi, të cilit iu zbuluan votat e vjedhura

Më: 18 janar 2026 Në ora: 13:30
Fetah Paçarizi

Fetah Paçarizi është kandidati për deputet i PDK-së të cilit nga procesi i rinumërimit aktualisht i rezultojnë rreth 5 mijë vota të vjedhura.

Por, pikërisht në ditën e 28 dhjetorit, po i njëjti bënte thirrje për proces të rregullt të zgjedhjeve.

Në postimin e tij në Facebook, i cili rezulton të jetë ende aty, Paçarizi madje donte proces të rregullt, ashtu siç atë ditë ishte dhe moti me diell.

Pas Paçarizit, është kandidati Nait Hasani ai të cilit deri tani i janë hequr 2,774 vota.

Image
Postimi në ditën e zgjedhjeve i kandidatit Fetah Paçarizi

Me 1,977 vota më pak është Kujtim Gashi.

Në një reagim të saj, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se çdo cenim apo manipulim i votës është i papranueshëm.

Ata kanë deklaruar se po presin konkluzionet zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat