Osmani takohet me ambasadoren greke, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Aktuale

Osmani takohet me ambasadoren greke, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Më: 19 janar 2026 Në ora: 18:13
Pamje nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.

Sipas presidentes, Osmani dhe Vakali folën për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal si dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.” – thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat