20-vjetori i vdekjes, LDK bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova

Aktuale

20-vjetori i vdekjes, LDK bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova

Më: 21 janar 2026 Në ora: 10:54
Foto nga homazhet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpartiakë ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e vdekjes.

Në homazhe, ata kanë qenë të shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijet e Rugovës.

Në këtë përvjetor, LDK-ja ka organizuar edhe Akademi Përkujtimore kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së pavdekshme të Presidentit Rugova.

Akademia Përkujtimore mbahet  në orën 11:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat