Rexhepi: Po vazhdon ndjeka për flamurin kombëtarë në Luginë

Aktuale

Rexhepi: Po vazhdon ndjeka për flamurin kombëtarë në Luginë

Më: 23 janar 2026 Në ora: 13:14
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, njoftoi se ka marrë sot një ftesë nga gjykata lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në institucionin zyrtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në një postim në rrjetin social Facebook,, Rexhepi theksoi se kjo është një dëshmi e presionit institucional ndaj shqiptarëve në Preshevë, duke shtuar:

“Flamuri trajtohet si shkelje, ndërsa diskriminimi si politikë shtetërore. Nuk do të tërhiqemi. Dinjiteti nuk gjykohet”, shkruan ai.

Rexhepi riafirmoi vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e komunitetit shqiptar në rajon, pavarësisht sfidave institucionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat