IHMK paralajmëron stuhi shiu: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

Aktuale

IHMK paralajmëron stuhi shiu: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

Më: 25 janar 2026 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë.

Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit në rrugë.

“Sugjerim për popullatën: Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive. Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës. Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës”, thuhet në njoftimin e institutit.

Njoftimi:

Parashikimi i Motit | 26–30 Janar 2026 🌥️

Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

🔴 Reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.

🌡️ Temperaturat

• Minimale: -1 deri 5°C

• Maksimale: 6 deri 10°C

🌫️ E mërkurë: Kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, duke zvogëluar dukshmërinë në orët e mëngjesit.

💨 Era: Do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 m/s.

⚠️ Sugjerim për popullatën:

• Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive

• Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës

• Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës

📅 Parashikimi ditor

🔹 E hënë

☁️🌧️ Mot i vranët dhe me shi, reshje mesatare deri të larta.

🏔️ Në viset malore: shi me borë

🌡️ Min: 3–5°C | Max: 6–8°C

💨 Era: juglindje, 1–5 m/s

🔹 E martë

☁️🌦️ Mot i vranët, vende-vende me riga shiu

🌡️ Min: 2–4°C | Max: 5–8°C

💨 Era: verilindje, 1–5 m/s

🔹 E mërkurë

☁️🌤️ Mot i vranët me intervale me diell

🌫️ Mjegull në mëngjes në zonat mesatare dhe pranë relievit malor

🌡️ Min: -1–1°C | Max: 6–9°C

💨 Era: verilindje, 1–4 m/s

🔹 E enjte

☁️🌦️ Mot i vranët, vende-vende me riga shiu

🌡️ Min: 1–4°C | Max: 7–10°C

💨 Era: verilindje, 1–5 m/s

🔹 E premte

☁️🌦️ Mot i vranët, vende-vende me riga shiu

🌡️ Min: -1–1°C | Max: 6–9°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat