Anëtari i Guxo, Kujtim Hajdaj, kritikon Avdullah Hotin që refuzon ta votojë Vjosa Osmanin Presidente duke kërkuar një figurë “apolitike”, gjë që sipas tij është absurde pasi Presidenti zgjidhet nga partitë politike.
Ai e akuzon Hotin për standarde të dyfishta (kur LDK votoi Thaçin) dhe thotë se arsyeja reale është pakënaqësia personale e Hotit ndaj Osmanit, të cilën e fajëson për rrëzimin e qeverisë së tij dhe humbjen e LDK-së në zgjedhjet e 2021.
Postimi i plotë:
Synuesi për kryetar të LDK, Avdullah Hoti "nuk e voton" Vjosa Osmani për Presidente, sepse donë Presidente "apolitike"
Sipas tij, gjatë pesë viteve Vjosa Osmani paska qënë dasht me qenë e pranueshme vetëm si "apolitike."
Me këtë formë të Kushtetutës që e ka sot Kosova, Presidenti/Presidentja zgjidhet nga Parlamenti i Kosovës që është i përbërë nga partitë politike.
Por edhe sikur Presidenti/Presidentja të zgjidhej nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prapëseprapë do të kishim një President/ Presidente me ndikime politike, sepse e vet bota funksionin si e tillë...
Në të vërtet, pretendenti për kryetar të LDK, Avdullah Hoti, paska desht që Presidentja gjatë mandatit të saj pesëvjeçar të ishte "apolitike" karshi qeverisë së Kosovës apo kryeministrit Albin Kurti.., dhe vetëm kështu Avdullah Hoti do ta "votonte" Vjosa Osmani për Presidente.
Por, çka do t'thoshte Avdullah Hoti, nëse do i bëhej pyetja:
Pse ti dhe LDK e votuat Thaqin për President, pasi ai ka qenë tepër i politizuar dhe aspak "apolitikë"?
Sa po e kuptojmë drejtë Avdullah Hotin, ky po e dashka dikë për Presidente si Nënë Tereza, larg politikës. Absurde!
Mirëpo.., Avdullah Hoti s'po guxon me thanë se Presidentja e ka përfaqësuar në mënyrë të mrekullueshme Kosovën në Arenën Ndërkombëtare. Ky argument s'po vlejka për Avdullah Hoti.
Ndoshta Avdullah Hoti e paska desht një Presidente "apolitike" edhe karshi skenës politike Ndërkombëtare!?
Në të vërtet, urrejtja e Avdullah Hotit ndaj Presidentes qëndron në atë sepse ai e sheh Vjosa Osmani si "shkaktare" kryesore kur u rrëzua qeveria Hoti e votuar dhe cilësuar si ilegale, por edhe për sjelljen e partisë së tij në 12% në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.