Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respektoj vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respektoj vendimin e Kushtetueses

Më: 28 janar 2026 Në ora: 21:08
Emilja Rexhepi

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nuk i takon asaj ta analizojë apo ta kontestojë atë.

Rexhepi tha se ka qenë pesë herë e zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës dhe se në të gjitha rastet ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Pesë herë jam zgjedhur si deputete në Parlamentin e Kosovës dhe gjithmonë kam respekt për vendimet e Gjykatës Kushtetuese… Nuk jam analiste ta analizoj vendimin, por unë e respektoj vendimin e Kushtetueses”, deklaroi ajo.

Rexhepi shtoi se sipas saj, përfaqësimi i komunitetit serb në pozitat udhëheqëse të Kuvendit varet nga vullneti i shumicës parlamentare.

“Komuniteti me shumicë vendos, partia me shumicë votash në Kuvend vendos se kush do të jetë nënkryetar i Parlamentit nga komuniteti serb”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat