“SKIFTERI do të fluturojë mbi Dardani”, Aliu fton publikun të shohë LIVE projektet K1, VTOL dhe FPV

Aktuale

“SKIFTERI do të fluturojë mbi Dardani”, Aliu fton publikun të shohë LIVE projektet K1, VTOL dhe FPV

Nga: Bota sot Më: 29 janar 2026 Në ora: 13:18
Droni SKIFTERI

Prodhuesi i dronave, Ridvan Aliu ka reaguar ndaj raportimeve të fundit mediatike, duke i cilësuar ato si narrativa me prapavijë politike. Ai ka theksuar se nuk është i përfshirë në politikë dhe se angazhimi i tij lidhet ekskluzivisht me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Sipas Aliut, projektet që janë vënë në qendër të vëmendjes publike, përfshirë K1, VTOL-in dhe FPV-të, janë të hapura për t’u parë nga afër nga kushdo që plotëson kushtet e sigurisë.

“Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër LIVE projektet tona është i mirëpritur, me kusht që të kalojë background check-un sipas protokolleve tona të sigurisë,” ka deklaruar ai.

Aliu ka theksuar se përpjekjet për të diskredituar këto iniciativa nuk mund të ndalin ëndrrat dhe vizionin e studentëve dhe të rinjve të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se mbi 1600 studentë janë të përfshirë në këto projekte, rezultatet e të cilave, sipas tij, pritet të shihen së shpejti në mbarë vendin.

Postimi i plotë:

Siç po shihet qartë, PROPAGANDAT mediatike kanë prapavijë politike. Unë nuk jam politikan.

Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër "LIVE": K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona të sigurisë.

Nëse dikush mendon se mund të shuajë ëndrrat, inovacionin dhe vizionin e studentëve dhe rinisë sonë, GABON rëndë.

KY ËSHTË VETËM FILLIMI!

Rezultatet e 1600+ studentëve do të shihen shumë shpejt, anembanë Kosovës.

SKIFTERI do të fluturojë mbi qiejt e DARDANISË.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat