Ligjerata e Speciales në gjimnazin Xhevdet Doda, reagon Gubetini: Jo rishkrimit të historisë në emër të “edukimit”

Aktuale

Ligjerata e Speciales në gjimnazin Xhevdet Doda, reagon Gubetini: Jo rishkrimit të historisë në emër të “edukimit”

Më: 29 janar 2026 Në ora: 17:57
Shqiptar Gubetini

Kryetari i PDK-së në Regensburg të Gjermanisë, Shqiptar Gubetini ka reaguar ashpër lidhur me ligjeratën e mbajtur nga Gjykata Speciale në një gjimnaz në Prishtinë.

Gubetini ka thënë se kjo ishte ishte një tentativë e qartë për të relativizuar luftën tonë çlirimtare.

Postimi:

Jo rishkrimit të historisë në emër të “edukimit”!

Ligjërata e mbajtur nga Gjykata Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda” ishte një tentativë e qartë për të relativizuar luftën tonë çlirimtare. Kjo nuk është edukim, por deformim i historisë.

UÇK-ja luftoi për liri, jo për krim. Kjo e vërtetë nuk mund të tjetërsohet nëpër shkolla.

Institucionet duhet të reagojnë, sepse heshtja sot është dëm për brezat nesër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat