Ndërron jetë Ramiz Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar

Aktuale

Ndërron jetë Ramiz Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar

Më: 31 janar 2026 Në ora: 16:33
Ramiz Bytyqi

Ka ndërruar jetë Ramiz Bytyqi, nga fshati Kërvasari i Komunës së Malishevës, hero i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mjek i shquar, i cili me jetën dhe veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në shërbim të atdheut dhe njerëzimit.

Ramiz Bytyqi shërbeu si anestezist në Spitalin e Pejës, duke ushtruar profesionin me përkushtim dhe humanizëm të rrallë. Gjatë luftës, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm, duke e shndërruar shtëpinë e tij në spital ushtarak, ku kreu mbi 50 operacione dhe shpëtoi dhjetëra jetë, në kushte tejet të vështira dhe me rrezik të vazhdueshëm.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Lavdi jetës dhe veprës së Ramiz Bytyqit! Kujtimi i tij do të jetojë përherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat