Orav takohet me ish-presidentin Sejdiu, flasin për rrugën e Kosovës në BE

Aktuale

Orav takohet me ish-presidentin Sejdiu, flasin për rrugën e Kosovës në BE

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 09:56
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Duke postuar fotografi nga takimi, Orav u shpreh se bashkë me Sejdiun biseduan mbi progresin që Kosova ka bërë në rrugën e integrimit në BE.

“Reflektuam mbi progresin që Kosova ka bërë në rrugën e saj të integrimit gjatë dy dekadave të fundit, si dhe reformat kryesore që ende presin.

Është inkurajuese të shohësh një angazhim të fortë për të ardhmen evropiane të Kosovës nga udhëheqësit e kaluar dhe të tashëm”, shkroi Orav.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat