Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, kjo është komuna që sugjeron ta vizitoni

Aktuale

Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, kjo është komuna që sugjeron ta vizitoni

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 10:15
Deputeti kanadez, Kyle Seeback

Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë.

Seeback është i martuar me shqiptare nga Kosova, ndërkaq në fjalimin në parlamentin kanadez uroi shqiptarët për 18-vjetorin e pavarësisë, duke potencuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.

“Kosova shënon 18 vjetorin e pavarësisë javën e ardhshme — dhe për mua, kjo është thellësisht personale.

Kanada ka një miqësi të gjatë me Kosovën dhe jam krenar që jemi ndër të parat shtete që e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Gruaja ime është nga Kosova dhe kemi kaluar një pjesë të muajit të mjaltit atje ku e kemi shijuar ushqimin e jashtëzakonshëm dhe kam mësuar shumë për kulturën e tyre të pasur.

Kosovarët janë shumë krenarë me vendin e tyre. Dhe kam një këshillë, nëse jeni në Kosovë shkoni në Rahovec dhe pini makiato, kafja më e mirë që kam pirë në jetën time", tha Seeback para ligjvënësve kanadezë.

Ai tutje tha se djali i tij quhet William Kastritot Seeback, sipas heroit të shqiptarëve.

"Për kosovarët këtu në Kanada dhe anembanë botës 'Urime Dita e Pavarësisë”, tha Seeback. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat