Presidentja Osmani falënderon Trumpin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah ShBA-së

Aktuale

Presidentja Osmani falënderon Trumpin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah ShBA-së

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 10:19
Donald Trump dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj amerikan, Donald Trump, pasi pranoi nga ai një letër urimi me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në  Facebook, e para e vendit theksoi se Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt.

Postimi:

Faleminderit Presidentit Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat