Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns

Aktuale

Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 21:52
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Alicia Kearns

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e saj të palëkundur për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon.

Sipas njoftimit, gjatë ceremonisë, presidentja shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, Presidentja Osmani e cilësoi deputeten Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kosova, të martën shënon 18-vjteorin e pavarësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat