Salianji i bashkohet marshimit ndaj ish-krerëve të UÇK-Së, ish-deputeti: Nderojmë burrat dhe gratë që u ngritën mbi veten për liri

Aktuale

Salianji i bashkohet marshimit ndaj ish-krerëve të UÇK-Së, ish-deputeti: Nderojmë burrat dhe gratë që u ngritën mbi veten për liri

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 18:26
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Prishtina, ku mori pjesë edhe në tubimin për mbështetje ndaj katër ish-liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehu vlerësimin për sakrificën e burrave dhe grave që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

“Gëzuar 18-vjetorin e pavarësisë, Kosovë e shtrenjtë. Sot nderojmë të gjithë ata burra dhe gra që u ngritën mbi veten për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve të Kosovës”, shkruan ai, duke theksuar se pavarësia ‘ndriçon përjetësisht’ dhe se sakrifica e dashuria për atdheun mbeten virtyte të përjetshme.

Në fund të mesazhit, Salianji uron: “Urime Kosovë! Qofsh e bekuar gjithmonë!”

Postim i plotë:

Gezuar 18 vjetorin e pavarësisë Kosovë e shtrenjtë

Sot nderojmë të gjithë ato burra dhe gra që u ngritën mbi veten për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve të Kosovës.

Pavarësia e Kosovës ndriçon përjetësisht në gjoksin e tyre dhe në kohën e re të shqiptarëve anë e mbanë botës, si për të kujtuar se gjithmonë sakrifica dhe dashuria për atdheun janë virtytet e përjetësisë së patriotëve.

Urime Kosovë! Qofsh e bekuar gjithmonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat