Mbahet sot seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Aktuale

Mbahet sot seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 07:38
Mbahet sot seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq do të paraqiten para gjykatores.

Ata përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Seanca gjyqësore do të nisë nga ora 09:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat