“Britma dhe tmerr në Banjska”/ Goran rrëfen ditën kur terroristët serbë pushtuan hotelin “Rajska Banjska”

Aktuale

“Britma dhe tmerr në Banjska”/ Goran rrëfen ditën kur terroristët serbë pushtuan hotelin “Rajska Banjska”

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 10:39
Dëshmitari

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdon të dëshmojë shtetasi maqedonas Dragan, i cili ishte i pranishëm në hotelin “Rajska Banjska” ditën kur ndodhi sulmi i armatosur në Banjskë.

Sipas dëshmisë së tij, në momentin kritik personat e uniformuar dhe të armatosur që hynë në hotel u dhanë urdhër mysafirëve që të mos dilnin nga ambientet.

“Atë ditë dëgjova britma, piskama dhe thirrje të serbëve që të tërhiqen,” rrëfeu Goran, duke përshkruar panikun dhe frikën që mbizotëronte.

Dëshmitari shtoi se të pranishmit ndiheshin të kërcënuar, ndërsa personat e armatosur kontrollonin çdo lëvizje dhe kërkonin që të qëndronin brenda për arsye sigurie.

“Nga ajo ditë kam vendosur që më kurrë mos ta vizitojë Kosovën. Unë kam edhe një fëmijë me autizëm dhe mund ta imagjinoni sa e trishtë ka qenë kjo për të”, ka shtuar ai.

Ngjarja në Banjskë ka nxitur hetime intensive, dhe dëshmia e Draganit po ndihmon gjykatën të rikrijojë rrjedhën e sulmit dhe veprimet e terroristëve serbë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat