Në fjalimin e tij, Jakup Krasniqi, kërkoi nga trupi gjykues në Hagë që të gjykojë secilën provë me durim, për çka tha se nuk do të gjejnë “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, raporton nga Haga KosovaPress.
Ai e përfundoi fjalën e tij duke kërkuar drejtësi.
"Sot ndodhem në vitin tim të 16-të të burgimit vetëm pse luftova për liri dhe pavarësi. Qëndroj para jush jo si kriminel, por njeri i lindur dhe i kalitur nga luftërat. Më janë mohuar të drejtat e njeriut. M’u mohua dhe m’u ndalua e drejta më njerëzore, e drejta për ta dashur hapur vendin tim. Për këto virtyte u prangosa më 4 nëntor 2020. Padrejtësia e ketij rasti u shkrua mbi vetë aktakuzën.
"Kur e vërteta thuhet thjeshtë nuk ka nevojë per zbukurime", tha Krasniqi.
Ai theksoi se brezi ynë e kishte një vizion: jetën në liri.
“Ishte ky vizion që udhëhoqi luftën”, tha Krasniqi.