Presidenti i Republikës së Maldiveve, Mohamed Muizzu, i ka dërguar urime presidentes Vjosa Osmani me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në mesazhin e tij, presidenti Muizzu përcolli urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira të Qeverisë dhe popullit të Maldiveve për presidenten, Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme shtetërore.
Njoftimi:
Presidenti i Republikës së Maldiveve, Dr. Mohamed Muizzu, ka uruar Presidenten Osmani me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Në mesazhin e tij, Presidenti i Maldiveve përcjell urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira të Qeverisë dhe popullit të Maldiveve për Presidenten, Qeverinë dhe popullin e Kosovës, me rastin e kësaj dite të rëndësishme shtetërore. Ai gjithashtu i shpreh Presidentes urimet e tij personale për shëndet dhe lumturi, si dhe dëshirat për paqe dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin e Republikës së Kosovës.