Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke falënderuar vendet pjesëmarrëse në Bordin e Paqes.
Në fjalën e tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington presidenti Donald Trump tha se Indonezia, Maroku, Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani “kanë angazhuar trupa dhe policë për të stabilizuar Gazën”.
Trump shtoi se vende të tjera, si Egjipti dhe Jordania, “po ofrojnë gjithashtu ndihmë shumë, shumë të konsiderueshme” për të krijuar “një forcë policore palestineze shumë të besueshme”.
“Shqipëria, Kosova, Kazakistani, të gjitha kanë premtuar për trupa për të stabilizuar Gazën. Kanë ofruar trajnime për forcat e policisë palestineze. Pa mendoni kemi paqe në Lindjen e Mesme. Më parë nuk imagjinohej. Të gjithë kemi një vizion për t’i dhënë fund ekstremizmit dhe terrorit. Irani nuk mund të vazhdojë të kërcënojë stabilitetin e të gjithë rajonit. Bordi i Paqes ka dëshmuar se zbaton zgjidhje, ne kemi arritur të dalim me zgjidhje. Më pak fjalë dhe më shumë veprim. E ardhmja më e mirë mund të ndërtohet duke nisur nga këtu. SHBA do të japë kontribut prej 10 miliardë dollarësh për Bordin e Paqes”-, tha ai.
Udhëheqësit e disa kombeve, përfshirë Kazakistanin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bahreinin, Katarin, Arabinë Saudite, Uzbekistanin dhe Kuvajtin, “kanë kontribuar të gjithë më shumë se 7 miliardë dollarë për paketën e ndihmës, tha Trump.