Kujtim Hajdaj nga Guxo ka reaguar lidhur me diskutimet e fundit në media për mundësinë e rizgjedhjes së Vjosa Osmani ose kandidimit të një anëtari nga familja Jashari për President të Kosovës.
Ai tha se, sipas disa burimeve, po përflitet për një marrëveshje të mundshme mes partive politike për të mbështetur “dikë” nga familja Jashari si kompromis politik, gjë që sipas tij do të shërbente si alibi për të shmangur rizgjedhjen e Osmanit.
Hajdaj theksoi se familja Jashari gëzon respekt të jashtëzakonshëm në Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, por shtoi se ajo nuk duhet të përfshihet në pazare politike për pushtet. Ai u shpreh se në rrethanat aktuale, me sfida dhe kriza globale, Kosovës i duhet stabilitet politik dhe vazhdimësi në udhëheqje.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Siq po e vëreni, shumë portale dhe mediume tjera në Kosovë..., po dalin me pyetjen, se: "A duhet të rizgjedhet Vjosa Osmani për Presidente +5, apo dikush nga familja e lavdishme Jashari !?
Pse po ndodhë kjo!?
Nëse mbështetemi në 'disa burime' mendohet se partitë politike kanë "arritë një marrëveshje të përbashkët" politike që "dikush" nga familja Jashari të merrë mbështetje nga deputetët në kuvend për President të ri të Kosovës, kjo si alibi pranë popullit në Kosovë për të mos u "kundërshtuar" marrëveshja e tyre politike.
Që do të thoshte skenar perfekt për eliminimin e rizgjedhjes së Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës +5.
Familja Jashari është unike dhe gëzon respekt të madh jo vetëm në Kosovë, por edhe tek kombi i jonë shqiptarë. Dhe kështu do të mbetët përgjithmonë.
Por, mendimi i im është se familja e nderuar Jashari nuk do të duhej të hyjë në këto lojëra dhe pazare politike të partive tona për pushtet.
Po, sikur do të kërkohej
mendimi im, unë familjen Jashari do ta shpallja familje mbretërore. Sepse është sublime dhe e pa përsëritur sot dhe kurrë më tek kombi i jonë shqiptarë.
Por në rrethanat e sotshme politike, kur kemi plotë vatra të krizave dhe luftërave anembanë botës.., Kosovës i duhet rizgjedhja për Presidente e Vjosa Osmani, për të vazhduar me stabilitet politik e nacional.
Sepse, askush më mirë dhe më sigurtë se sa Vjosa Osmani nuk i njeh rrethanat politike që po mbretërojnë sot në botë, dhe e cila ka krijuar një përvojë dhe një terren solid të mbështetjes nga shumë shtete në botë, e veçmas nga SHBA.
Pse pra, do i duhej Kosovës të ndërroj kursin e ri politik tashmë kur shteti i jonë e ka krijuar një imazh të shkëlqyer përpara Bashkësisë
Ndërkombëtare me Presidenten Vjosa Osmani!?
Në interesin e kujt do të ishte një ndryshim i kursit të ri politik në Kosovë!?
Po në interes të partive politike, por jo të Kosovës.
Të reflektojmë me gjakftohtësi.., se Kosova s'ka nevojë të hyje në aventurë të re politike dhe të bëhet eksperiment i partive politike për interesa personale të pushtetit.