“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

Aktuale

“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 11:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë në Kosovë.

Spiropali në një  konferencë për shtyp me zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, theksoi se politika e zgjerimit të BE duhet përdorur si një armë e fuqishme dhe se nuk duhet të lejohet që Ballkani Perëndimor të ndikohet nga aktorë të jashtëm që sjellin problematika.

Gjithashtu Spiropali u ndal edhe te Gjyqi në Hagë duke nënvizuar se lufta e UCK ishte një luftë e drejtë.

“Sot në Hagë përballem me drejtësinë udhëheqësit e UCK, ata përfaqësojnë lirinë. E vërteta historike nuk është në gjyq. Ne kërkojmë drejtësi. Dhe kjo është përgjegjësi ndaj Historisë. Integrimi euroatlantik, element kyç”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat