Ky është zyrtari policor, që gjatë punës dytësore në poligon kërkoi ryshfet për leje të armës

Aktuale

Ky është zyrtari policor, që gjatë punës dytësore në poligon kërkoi ryshfet për leje të armës

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Në mesin e katër personave të arrestuar si dhe hetimeve që po zhvillonte Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me lëshimin e kundërligjshëm të certifikatave për leje për armë, është dhe një zyrtar policor.

Zyrtari policor i arrestuar është Halil Nezaj nga stacioni policor Prizren, i angazhuar me punë dytësore në poligonin “Dreni Ing”.

Zyrtari policor Halil Nezaj bashkë me dy të tjerë janë arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Ndërsa personi i katërt është arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”./ Betimi për Drejtësi/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat