Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

Aktuale

Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar në Novobërdë 15 persona të dyshuar.

Kjo për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se arrestimi i tyre ndodhi të mërkurën.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat