Familja e Haki Imerit ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Në postimin e tyre, ata bëjnë thirrje të qartë se LVV-GUXO dhe LDK duhet ta zgjedhin Presidentin, duke nënvizuar se është përgjegjësi kushtetuese dhe morale e partive kryesore politike që të ruajnë stabilitetin e shtetit.
Familja e Haki Imerit nuk kursen kritikat ndaj opozitës, duke paralajmëruar se nëse një pjesë e saj bllokon zgjedhjen e presidentit dhe i bashkohet Listës Serbe, kjo tregon qartë kundërshtimin ndaj Republikës së Kosovës.
Postim i plotë:
-LVV-GUXO LDK duhet ta zgjedhin Presidentin.
-Eshte e qarte qe ne PDK- ka grupe paramilitare që nuk e duan shtetin.
-Ata duan kaos dhe anarki.
-Vetëm në kaos mund t’i shpëtojnë ligjit.
-Nëse një pjesë e opozitës e bllokon zgjedhjen e Presidentit dhe i bashkohet Listës Serbe, kjo tregon se ata janë kundër Republikës së Kosovës.
-Por do te mposhten keq nese e dergojne Kosoven ne zgjedhje ..