Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër pas publikimit të një opinioni të përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, lidhur me të ardhmen e zgjerimit të Bashkimi Evropian.
Nela e ka kritikuar rëndë Ramën, duke e akuzuar për qëndrime që, sipas tij, dëmtojnë interesat kombëtare dhe procesin e integrimit europian të vendit. Në një postim në Facebook, Nela i referohet një artikulli të publikuar nga e përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, për të cilin thotë se rrëzon “iluzionet” mbi orientimin europian të qeverisë shqiptare.
Në reagimin e tij, Nela ngre pikëpyetje mbi raportet e Ramës me Kosovën dhe drejtuesit e saj, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, duke sugjeruar se kryeministri shqiptar ka zgjedhur bashkëpunimin me Serbinë në dëm të interesave të përbashkëta shqiptare, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Dy “vëllezërit” kërcënojnë Gjermaninë dhe Europën!
Kush ka patur iluzione se Edi Rama ka patur ndonjëherë qëllim integrimin e Shqipërisë në BE e ka përgjigjen në artikullin e sotëm të Frankfurter Allgemeine Zeitung!
Kush ka patur iluzione se Edi Rama ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur dhe vasaliteti ndaj Serbisë e ka përgjigjen ne gazeten e njohur gjermane!
Naivëve patridiotēve nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar që besonin se Edi Rama ia kishte me të mirë Vjosa Osmanit dhe po mbronte Kosovën dhe UÇK-në le të lexojë artikullin e sotëm të gazetês më të njohur gjermane!
Tani më thoni të nderuar miq, në 13 vjet sundim kur ka dalë Edi Rama me një artikull apo qëndrim të përbashkët me ndonjë President apo kryeministër të Kosovës për interesa të përbashkëta?
Ma gjeni një të vetëm!
Kë ka vëlla Edi Rama?
Kjo ndodh sepse interesat e përbashkëta me Serbinë e jo Kosovën!
Kjo është kaq e qartë tani.